Për dallim të pritjes së kryeministrit Albin Kurti më 5 gusht, kryeministri Hristijan Mickoski homologun e tij serb Millosh Vuçeviq e priti me nderime të larta shtetërore, përcjell TV21.
Pas pritjes së Vuçeviqit, u intonuan himnet e dy vendeve, nga Garda Kombëtare. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 5 gusht vizitoi Maqedoninë e Veriut, ndërsa u prit para qeverisë nga kryeministri Hristijan Mickoski, por pa nderime shtetërore.