Elita e Policisë së Kosovës prej ditës së djeshme është vendosur në Jarnijë pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës e cila obligon të gjithë shtetasit e Serbisë që të vendosin targa të përkohshme në automjete.E, sot gjatë ditës, Policia e Kosovës ka ekspozuar edhe pajisje të martallozëve të cilët janë të vendosur në automjetet policore.
Në zonën ku serbët kanë bllokuar rrugën për qarkullim, aktualisht janë edhe pjesëtarë të FIT-it.Ekipet e KALLXO.com janë duke qëndruar gjatë gjithë kohës për të raportuar nga vendi i ngjarjes.
Informacionet e fundit tregojnë se situata në Jarinjë vazhdon të jetë e qetë dhe pa tensione.Më poshtë mund të shihni pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët janë në krye të detyrës në Jarinjë.
Video:









