Andi dhe Tea dolën nga programi ‘Për’puthen’ si çift. Dyshja kishin mashtruar një publik të tërë, por që me kalimin e kohës u zbuluan të gjitha. Në një intervistë në ‘Top Arena’ ai rrëfeu më shumë rreth skandalit që u bë atë kohë.
“Pas skandalit me Tean, ajo ishte personazhi që u kritikua më shumë dhe ti dole pak si vi.ktima e situatës. Pse mendon se ndodhi kjo?”, e pyeti Antonela.
“Me thënë të drejtën edhe unë jam habitur pak nga kjo gjë, se tek e fundit faktor kemi qenë të dy, pa përfshirë dhe pjesën tjetër që e kanë bërë publike dhe herë tjera.
Po nuk di se kujt t’ia vë gishtin më përpara, në rradhë të parë ia vë vetes time normalisht se isha pjesë e gjithë asaj gjëje që u kriju, pastaj të gjithë tjerëve me rradhë, të cilit ishin një shtysë sado e lehtë për të dalë në atë përfundimi që më vonë u penduam”, u përgjigj Andi.









