Nga Ervin Shkulaku
Edhe pse këtë muaj Maqedonia ishte në qendër të Bashkimit Evropian, SHBA-e sërish referendumi i sotëm solli zhgënjim pasi ka pasur pjesemerrje shumë ulet.
Shumica e qytetarëve maqedonas zgjodhën që të dëgjonin Presidentin Ivanov dhe e bojkotuan procesin zgjedhor duke vënë në rrezik tërë procesin e paqes që u zhvillua me Greqinë.
Nga mbi 50% që pritej vetëm 33.2 % e votuesëve të regjistruar votuan në këtë referendum dhe sipas rezultateve jo-zyrtare nga këta 91.1 % kanë votuar pro ndërsa 6.04 % kanë votuar kundër.
Dhe pesimiste kanë qenë edhe deklaratat e Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit pas votimit. Të dy kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë në kuvend ndërsa Zaev ka përmendur edhe zgjedhjet e parakohshme.
Ndërkaq para kuvendit tashmë kanë filluar të mblidhen edhe nacionalistë të cilët kërojnë dorëheqjen e qeverisë.
Nëse dështon marrëveshja Maqedoni-Greqi atëherë kjo mund të shkaktojë reakzion zinxhir për vendet e tjera të ballaknit perëndimor dhe shtyn procesin e integrimit në BE duke i hapur rrugë totalitarizmit dhe ndjenjave radikale nacionaliste./albeu.com










