Për qeverinë teknike po pritet dhe po heshtet

Nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen me 11 dhjetor, e cila deri më tani përmendet si data më e mundshme nga liderët e partive politike, ndërsa nga analistët dhe në opinion, qeveria teknike që duhet ta udhëheq shtetin në 100 ditë deri te to do të duhej që të nis punë nga fillimi i muajit shtator, transmeton TetovaSot.
Nga ana tjetër, katër lider nënshkrues të marrëveshjes së Përzhinos, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi , Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski kanë afat deri në fund të muajit të mbajnë një takim liderësh ku duhet që të sjellin një përfundim nëse janë plotësuar kushtet për zgjedhje dhe do ta kontraktonin datën.
Për momentin nuk ka reagime për atë se si po rrjedh plotësimi i marrëveshjes dhe paralajmërimeve se një marrëveshje e tillë do të arrihet. Por nuk ka as paralajmërime konkrete për takim liderësh, që nënkupton se nëse ajo do të mbahet deri në fund të muajit, do të ngelin vetëm edhe dy-tre ditë që të formohet Qeveria.
Edhe përskaj kësaj, për momentin te partitë as që është shqyrtuar çështja e përbërjes së qeverisë teknike, gjegjësisht nëse do të ngelin zgjidhjet e njëjta kadrovike ose do të mund të priten ndryshime. Sipas LSDM-së, partia nuk e ka hapur çështjen dhe do të pres fillimisht të konstatohet nëse ka kushte për zgjedhje.
Edhe pse deri më tani nuk ka pasur paralajmërime që do të tregonte se duhet pritur ndryshime, megjithatë ata thuan se duhet që të sillet një vendim, pa paragjykuar se si do të jetë ai.
Edhe në VMRO-DPMNE vlerësojnë se ende është herët, pritet fillimisht marrëveshja përfundimtare, gjegjësisht, ashtu si thuan, që Zaevi të ndaloj të ikë nga zgjedhjet dhe të pranoje se Maqedonia nuk mund të jetë peng i tij dhe se duhet që të ketë zgjedhje të parakohshme për dalje nga kriza. Kur do të plotësohet kjo, shtuan nga partia në pushtet, do të veprohet në pajtueshmëri me të gjitha obligimet që u kontraktuan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu