Për të shmangur debatin në çift, mënjanoni këto dy fjalë: Vetëm do t’ju prishin punë

Ka vetëm dy fjalë që i bëjnë më keq sherret në çift. Edhe në marrëdhënien më perfekte, ekzistojnë debatet për gjëra nga më të ndryshmet.

Është e thjeshtë të thoni direkt fjalën e parë që iu vjen në mendje, por zakonisht pasi qetësoheni kuptoni se mund të keni gabuar duke e thënë atë.

Për të shmangur situata të mëtejshme debate, psikologët këshillojnë që disa fjalë t’i hiqni nga fjalori juaj në çift.

Pas një studimi disa-vjeçar, revista Psychology Today ka bërë një përmbledhje të gjërave që duhet dhe nuk duhet të bëni në një lidhje.

Fillimisht duhet të shmangni fjalën “Ti duhet”, pasi kjo fjalë krijon energji negative dhe duket si një formë presioni ndaj partnerit.

Gjithashtu fjalën “kurrë” duhet ta shmangi, pasi një debat i thjeshtë nuk tregon se ju nuk do të jeni më kurrë dakord për diçka.

Pra, në zënkën e radhës elimino fjalën “ti duhet”, dhe “kurrë”. Vetëm do t’ju prishin punë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu