Për tre muaj mbi 520 divorce në Maqedoninë e Veriut, çiftet veç po ndahen

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave në Maqedoninë e Veriut, numri i martesave të lidhura në këtë tremujor është ulur me 7,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe arrin në 2670 martesa.

Në këtë tremujor janë pranuar 521 raportime për martesa të divorcuara.

Ndërsa, numri i lindjeve në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është ulur me 6,5% dhe ka arritur në 4,379 lindje të foshnjeve. Numri i vdekjeve në tremujorin e dytë 2022 shënoi një rënie prej 33,4% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021 dhe arriti në 4760 vdekje, nga të cilat 22 ishin foshnja./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu