Për Vuçiç, jo ekonomia por Kosova si sfidë nr. 1

Presidenti serb Vuçiç shpalli Kosovën “çështje nr. 1” të qeverisë së re serbe, para formimit të saj.

“U përpoqëm të krijojmë një qeveri që do të mbijetojë këtë dimër dhe ndoshta dimrin tjetër, dhe kaq. Dhe pastaj do të ketë ndryshime më thelbësore, nga kreu i qeverisë e tutje”, tha presidenti serb, duke shtuar se “ka sfida të mëdha përpara Serbisë”.

“Sfida numër një është Kosova. E gjithë qeveria duhet të ketë qëndrim të unifikuar për të. Çështja numër dy do të jenë presionet në politikën e jashtme, pasi askush nuk dëshiron ta kuptojë qëndrimin tonë”, tha presidenti serb.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu