Javorja “Fokus” në numrin e ri të kësaj jave është marrë me pasurinë e familjes së kryeministrit Zoran Zaev. Ajo ka shkruar se familja e tij nga fillimet e viteve të 90-ta ka nisur me biznese duke arritur shuma milionëshe, përcjellë INA.
Të dhënat zyrtare që ka siguruar “Fokus” tregojnë se anëtarët e familjes së kryeministrit Zoran Zaev dhe personat që mund të hasen si partner të tyre, kanë poseduar 30 kompani, të formuara nga viti 1994 deri më sot. Sipas javores këto kompani janë marrë me biznes në ndërtimtari, transport, shitje me pakicë, tregti, bujqësi dhe sektorë të tjerë.
Njëri nga figurat kryesore familjare ka qenë babai i Zaevit, më pas vetë kryeministri duke qenë koka e bizneseve ‘nën hije’, por duke qenë i përfshirë edhe në politikë dhe udhëheqjen e komunës së Strugës. Aktualisht me bizneset e familjes po menaxhon Vice Zaev, vëllai më i vogël i kryeministrit, i cili është përmendur në disa raste për biznese aktive dhe dyshime tjera.











