Përfaqësimi i shqiptarëve në parlamentin serb, analisti i njohur vetëofrohet si emër konsensual

Gara për përfaqësuesit potencial të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin serb ka nisur të marrë formë, ndonëse zgjedhjet parlamentare në këtë vend zhvillohen pas disa muajsh. Aktualisht, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë është Fatmir Hasani i cili ka dalë nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD).

Shqiptarët e Luginës kanë potencial të nxjerrin ndoshta më shumë se një deputet për tu përfaqësuar me më shumë zë dhe forcë në parlamentin serb mirëpo ndasite mes forcave politike në Luginë janë të konsiderueshme. Edhe këtë herë , të paktën 5 partitë më të rëndësishme në Luginën e Preshevës vështirë se do të gjejnë gjuhen e përbashkët për të dalë me kandidatura të përbashkëta, cka do të rrezikonin sikurse në të kaluarën ti conin dëm votat e shqiptarëve në këto treva.

Mirëpo ka edhe nga ata zëra që janë vetëpropozuar tashmë për të qënë kandidatë konsensual. Njeri mes të tjerëve është, Nexhat Behluli. Ai i kërkon partive në Luginë që të jetë kandidat koncesual i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës për Deputet Popullorë në Parlamentin e Serbisë duke pretenduar të jetë një zë i fortë dhe i pavarur në mezin e 250 deputeteve në parlamentin e Serbisë.

52 vjecari Behluli është një personazh i njohur në mesin e shqipatarëve të Luginës si analist politik, opinionist dhe sipermarrës i suksesshëm në Bujanoc dhe Presheve. Mbetet për tu parë gjithsesi reagimi i forcave politike shqiptarë në Luginën e Preshevës e pse jo edhe i faktorit politik shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri në lidhje me një mbështetje të mundshme të këtij emri./VizionPlus


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu