Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Schmidt tregohet i ashpër: Politikanët në Bosnje dhe Hercegovinë janë komplet plehra

Gjatë vizitës së sotme në Gorazhde, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Christian Schmidt foli me gazetarët për ndryshimet në Ligjin Zgjedhor dhe zhbllokimin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, gjatë së cilës foli shumë ashpër, dukshëm i zemëruar për mosveprimin e politikanëve, por edhe për akuzat se ishte përfshirë në lojëra politike.

Pas pyetjes së gazetarit se pse nuk u fokusua tek të drejtat e të tjerëve gjatë hartimit të ndryshimeve, Schmidt reagoi shumë hapur dhe dhunshëm.

“Marrëzi, absurditet i plotë. Njerëz, unë nuk kam ardhur të ulem e të qëndroj këtu, më intereson ky vend. Ky është një qytet ku njerëzit humbën jetën dhe ne (OHR) nuk jemi këtu për të luajtur lojëra politike. Politikanët i luajnë ata dhe nuk më intereson shumë. Më vjen keq që jam me zë të lartë, por insinuatat janë shumë mbi kokën time dhe janë të rreme”, tha Schmidt, raporton klix.ba.

Pas përgjigjes dhe reagimit të furishëm, përkthyesi nisi të përkthente, por përfaqësuesi i lartë ndërhyri edhe më ashpër ndaj politikanëve. “Plehra, plehra komplet”, ishte deklarata me të cilën ai vazhdoi i zemëruar dukshëm për situatën në vend.

Është e qartë se gjermanit nuk i pëlqejnë sulmet e shumta dhe deklaron se me ndryshimet po përpiqet të favorizojë një opsion politik, prandaj e ka thënë shumë qartë se ka ardhur në Bosnje dhe Hercegovinë me qëllime të mira dhe se janë politikanët që e shohin çdo gjë si monedhë për futjen e parave në xhep dhe sabotojnë zhbllokimin e shtetit.

“Për 15 vjet politikanët në këtë vend nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për Ligjin Zgjedhor, pyesni pse nuk është ndryshuar. Jam shumë i inatosur sepse të gjithë këtu fajësojnë të gjithë të tjerët dhe gjithmonë fajin e ka dikush tjetër”, tha Schmidt.

Ai ritheksoi gjithashtu se është koha e fundit që politikanët të ulen dhe të fillojnë të punojnë gjersa nuk do të pranojnë akuzat e vazhdueshme se po vë në pikëpyetje integritetin territorial të shtetit apo të të tjerëve në Bosnje dhe Hercegovinë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu