Performanca e “dy shoqeve” ndez skenën e Këngës Magjike, e qeshura e Sardit nuk duhet humbur (VIDEO)

Nata e parë gjysmëfinale e Këngës Magjike, siç ishte pritur – më një frymë të re nga prania e Besit dhe Erionit, dy aktorët e njohur të humorit që me karakteret e tyre kanë bërë për vete edhe publikun e Pallatit të Kongreseve.

Si për natën e parë gjysmëfinale, Besi dhe Erioni nuk mund të linin pa sjellë në skenën magjike dy karakteret e tyre, me të cilat kanë spikatur edhe në skenën e “Portokallisë.”

Ato që njihen si ‘Intsa girls”, dy “mikeshat” kishin vendosur të sfidonin veten edhe në këngë duke hyrë në kategorinë e të rinjve, ku u përballuan me një panel juristësh: Juliana Pasha, Venera Lumani, Olti Curri, Ulis Krajka dhe Sardi Shehu. Por nuk e kaluan dot provën.

Interpretimi i dy “artisteve” të reja që ndezën publikun dhe shkaktuan të qeshura të forta në sallë nuk ishte i duhuri për jurinë. Megjithëse ishin të veshura me stil dhe klas, “ato” (Bes Kallaku dhe Erion Isai), “Gocat e Instagramit” nuk arritën dot të fitonin. Besi dhe Erioni u vlerësuan negativisht nga juria për performancën, por nuk munguan reagimet dhe batutat që shkaktuan të qeshura mes publikut dhe vet anëtarëve të jurisë. Ajo që nuk duhet humbur është e qeshura e Dj. Sardit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu