Përfundon hetimi për Spasovin, do të ngrihen padi kundër tij

Ka përfunduar hetimi për incidentin të cilin e shkaktoi zv/ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MBP shtojnë se rasti është “i pastër si loti” dhe paralajmërojnë se më së voni deri nesër do të ngriten akuza kundër pjesmarrësve në incident.

Ministri Brendshëm, Oliver Spasovski, deri në këto momente nuk tregoi se kush do të ndiqet për kundërvajtje, e kush do të marrë padi penale.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski, tashmë paralajmëroi padi penale kundër Spasovit për shfrytëzim të paautorizuar të veturës “Touareg” e cila, siç thotë Remenski, është në pronësi të drejtorit të Agjencionit për punësim.

Incidenti me Spasovin ndodhi të premten në mbrëmje, kur ministri plotësues me veturë zyrtare goditi dy automjete dhe iku nga vendi i ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu