Përfundon në burg aktori turk i serialit ‘Ezel’ (FOTO)

Aktori i famshëm turk, Ufuk Bayraktar, mësohet se para 20 ditësh ka hyrë në burg, ku do të shlyejë dënimin me 6 muaj heqje lirie.

Aktori 36-vjeçar ishte përfshirë në një zënkë me armë në vitin 2007 dhe u gjykua edhe për akuzat për armëmbajtje pa leje, duke u dënuar me 6 muaj burg.

Media turke raporton se ai është futur në burg para 20 ditësh për të shlyer dënimin.

Ndërkohë, Bayraktar është përfshirë edhe në një tjetër zënkë me të plagosur vitin e kaluar në Xhihangir të Stambollit.

Ai njihet në Shqipëri për rolin e Dajës Ramiz (vitet e rinisë) në serialin e famshëm “Ezel”, ndërsa në Turqi njihet me 10 role në kinematografi dhe teatër.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu