Përfundon në mesnatë ndalesa për lëvizje nëpër pyjet e Maqedonisë

Sonte në mesnatë skadon ndalesa për lëvizje nëpër pyje dhe breza pyjore të Maqedonisë, e cila u vendos më 6 korrik si masë parandaluese për mbrojtje nga zjarret.
Nga NP “Pyjet e Maqedonisë” theksojnë se tani për tani nuk ka nevojë për vazhdimin e ndalesës, por thekson se përderisa vlerësohet se ka nevojë do të vendoset sërish ndalesa dhe opinioni do të njoftohet.

Përkufizimi për lëvizjen në pyje vlente për periudhën prej orës 7 të mëngjesit deri në orën 17 pasdite. Pas orës 17 ishte e lejuar për pushim dhe rekreacion në përgjegjësi personale për sigurinë e vet dhe obligimi për shkaktimin e dëmeve në pyll (ndezja e zjarrit etj). Përkufizimi nuk vlente për tura të organizuara turistike për vizita turistike të pyjeve me dedikim ekonomik dhe parqet kombëtare, e cila do të jetë në shoqëri me një përfaqësues të NP “Pyjet e Maqedonisë” ose parqet kombëtare.

Përfundon edhe ndalesa për ndezjen e kashtës, plehut dhe mbeturinave të tjera bimore ku gjithashtu kishte ndalesë prej 6 korrikut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu