Përfundon në pranga një ish-ministër i Qeverisë së Gruevskit

30 ditë paraburgim janë caktuar për ish ministrin e bujqësisë Mihail Cvetkov dhe zv.ministrin Hristijan Delev. Për ish ministrin tjetër të bujqësisë Aco Spasenovski është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Ata dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1,4 milionë euro derisa kanë qenë në Qeveri me Nikolla Gruevskin.

Për të dyshuarin tjetër, ish ministrin Lubço Dimovski Gjykata do të vendosë javën e ardhshme nëse deputetët votojnë që të njëjtit t’i merret imuniteti.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë lidhur kontrata për qira të tokës bujqësore, por nuk i kanë shkëputur kontratat, edhe pse qiramarrësit nuk e kanë paguar kompensimin e qirasë. Parregullsitë janë vërtetuar në 584 kontrata në lokacione të ndryshme ndërsa dëmi ndaj buxhetit vlerësohet në 1,4 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu