Përfundon numërimi i 1543 kutive në rang kombëtar, cila parti kryeson rezultatin

Kanë kaluar tashmë disa orë nga nisja e procesit të numërimit të votave dhe deri më tani janë numëruar 1543 kuti nga 5143 në total.

Vihet re se në rang kombëtar kryeson Partia Socialiste me 212014 vota. Ndiqet nga Partia Demokratike me 164.554 vota dhe LSI me 30423 vota.

Ndërkohë mundësi për të marrë mandate kanë edhe PSD, e cila ndodhet në vendin e katërt me 8296 vota.

Mirëpo nuk dihet ende se çfarë do të ndodh me fatin e kësaj partie, pasi kreu i saj, Tom Doshi dha dorëheqjen mëngjesin e sotëm. Ndërsa Partia që renditet e pesta është Nisma Thurja me 2496 vota.

Rezultatet e deritanishme për pesë partitë që kryesojnë:

Partia Socialiste me 212.014 -49.67%

Partia Demokratike me 164.554- 38.58%

LSI me 30423-7.13%

PSD me 8296-1.94%

NTH 2496-0.58%


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu