Mbrëmjen e sotme Bashkia minoritare e Pustecit ka qenë e para bashki që nisi procesin e numërimit të votave. Ndërkohë, pak më parë ka përfunduar numërimi i kutisë së parë, ku bëhet me dije se Partia Socialiste është renditur e para me katër vota më shumë se Partia Demokratike.
Por, ajo që bie në sy është rezultati i dobët që LSI ka arritur të sigurojë, pasi ka marrë vetëm 17 vota gjithsej. Kujtojmë, se në vitin 2017 LSI u shpall forca e parë në këtë bashki me rreth 800 vota.









