Përfundon numërimi i votave në Drenas të Kosovës

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Drenasit. Edhe kjo komunë do të shkojë në balotazh.

Ramiz Lladrovci i PDK’së ka dal i pari me 45,62 për qind apo 10 mijë e 134 vota. Pas tij është Driton Ajazi i DD’së me 30,74 për qind apo 6 mijë e 829 vota. I treti radhitet kandidati i LVV’së me 16,91 për qind apo 3 mijë e 757 vota.

Kujtojmë që nga të dhënat e deritanishme të KQZ-së, në 17 komuna u zgjedhën kandidatët fitues, ndërsa 21 komuna do të shkojnë në Balotazh.

Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka fituar pesë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje (LVV)nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu