Përfundon takimi LDK-VV: Albin Kurti dhe Isa Mustafa vendosin për postin e presidentit

Posti i presidentit të vendit nuk është ende sipas Avdulla Hotit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Për këtë post pritet të diskutojnë Albin Kurti dhe Isa Mustafa.

Pas takimit të shtatë të grupeve punuese të të dyve partive politike, Hoti ka thënë se nuk kanë diskutuar asnjëherë për postin e presidentit si dhe për asnjë post tjetër. Ai ka thënë se kjo çështje do t’u takojë liderëve të partisë.

“Këto janë çështje që i takojnë dy liderëve dhe ne nuk kemi diskutuar për asnjë post”, ka deklaruar Hoti.

Më tutje Hoti ka thënë se në takimet e grupeve punuese është biseduar në detaje për madhësinë dhe strukturën e qeverisë së ardhshme.

“Për aq sa kemi pasur mandat si grupe punues ne jemi dakorduar për madhësinë dhe strukturën e qeverisë. Jemi dakorduar në detaje për sektorët dhe tash u takon liderëve politik që ta përmbyllin marrëveshjen”, ka deklaruar ai.

Kur është pyetur për mospajtimet mes dy partive politike, Hoti ka thënë se për disa çështje ka pasur këndvështrime të ndryshme dhe disa çështje tjetra janë lënë të hapura qëllimisht për dy liderët e partive.

“Në disa çështje ka këndvështrim të ndryshme, ndërsa në disa çështje të tjera me qëllim i kemi lënë të hapura në takimin përfundimtarë që të vendosin dy liderët”, ka deklaruar Hoti.

Kujtojmë se Isa Mustafa kishte shprehur publikisht ditë më parë dëshirën e tij që karrierën e tij politike ta përmbyllte si president i Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu