Përfundon telenovela: Sanches vendos ndërmjet Milanit dhe PSG-së

Renato Sanches ka marrë vendimin e fundit. Futbollisti i Lille, Renato Sanches tashmë ka marrë vendimin final se ku do ta vazhdojë karierën. Për shërbimet e tij interesim të madh kanë shfaqur skuadrat e Milan dhe Paris Saint Germain dhe siç raporton ‘lavoixdunord.fr’, ai ka pranuar ofertën e gjigantit francez.

Parisienët duket se janë dakorduar që për shërbimet e tij ti paguajnë Lille plot 30 milionë euro.

Kujtojmë që para këtyre ndodhive të fundit portugezi kishte arritur një marrëveshje personale me Milanin por që rezultoi e parëndësishme në fund.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu