Ka përfunduar procesi i numërimit në KZAZ-në e qarkur të Shkodrës. Mësohet se ka fituar Partia Demokratike me 47209 vota të cilat konvertohen në 5 mandate, duke lënë pas Partinë Socialiste me 39247 vota (3 mandate).
Ndërsa në vendin e tretë është Partia e Tom Doshit, PSD me 13226 vota, që konvertohen në 2 mandate dhe 1 mandat LSI nga 12737 votat e marra.
Kujtojmë që PSD ishte surpriza për rezultatin që arriti, por kryetari Tom Doshi dha dorëheqjen një disë pas procesit të votimit.









