Përgjigja epike që i dha Tito presidentit amerikan, kur i tha se duhani është i ndaluar në Shtëpinë e Bardhë

Në vitin 1971 Josip Broz Tito, Presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë për një takim pune me presidentin e atëhershëm të Amerikës Richard Nixon.

Gjatë këtij takimi Tito thuhet se nxori një cigare dhe teska po e ndizte ndërhyri presidenti amerikan duke ia kujtuar se në Shtëpinë e Bardhë cigaret janë të ndaluara, ndërsa Tito e përgëzoi atë dhe vazhdoi me të tijën.

-Zoti Tito, ne nuk pijmë cigare këtu në Shtëpinë e Bardhë. Na është ndaluar me ligj.

-Lum si Ju! -i përgjigjet Titoja dhe vazhdon tymosjen i qetë.

Josip Broz Tito ishte një Politikan Jugosllav dhe Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, Kryeministër dhe President nga viti 1945 e deri më 1980.

Pseudonimin ‘Tito’ e mori ne vitin 1934, kur ai u kthye ne atdhe dhe u bë anëtar i Byrosë politike të Partisë Komuniste të Jugosllavisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu