Përmbysja e çmendur e rezultatit në derbi, si i “karikoi” Conte lojtarët në pushim

Përmbysja fantastike në derbin i Milanos padyshim do të mbetet gjatë në histori. Zikaltërit e gjetën veten në disavantazhin e dy golave në fundjen e pjesës së parë, por arritën të shënonin 4 në pjesën e dytë duke triumfuar me rezultatin 4-2.

Kurioziteti është i madh mbi të gjitha për fjalimin që Antonio Conte mbajti para skuadrës në dhomat e zhveshjes në pushimin mes dy pjesëve, ndërsa mediat italiane kanë hedhur dritë mbi diskutimin që shndërroi komplet zikaltrit.

Kështu tekniku nuk zgjodhi një reagim të ashpër dhe nervoz, por diskutoi qetësisht me të tijtë, duke u kujtuar se para ndeshjes kishin 19 pikë diferencë me Milanin dhe se ishin dukshëm më të fortë, por këtë duhet ta tregonin në fushë.

“Edhe sa gola keni ndërmend t’i falni Milanit sot? Ata që deri para ndeshjes kishin grumbulluar 19 pikë më pak se ju, sot po duken lojtarë të mëdhenj. Ju jeni shumë më të fortë, por këtë duhet ta tregoni në fushë”, tha ndër të tjera Conte, duke zgjuar shpirtin e reagimit në skuadër.

Më pas lojtarët zbritën në fushë me një tjetër karikim dhe morën menjëherë kontrollin e lojës, ndërsa dy gola të shpejtë bënë që të rikthehet baraspeshë e gjithçka të bëhej më e lehtë, me zikaltrit që arritën të marrin një tjetër 3-pikësh.

Tani teknikut të Interit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të bindë lojtarët e tij se mund t’ia dalin të rikthejnë titullin kampion në Milano pas 10 vitesh mungesë, por për këtë duhet të tregojnë të njëjtin besim dhe vendosmëri si në pjesën e dytë ndaj Milanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu