Përmbytjet, qytetarët i sulen Ramës: Arrite atë që s’ishte parë kurrë, fute skafet dhe në Tiranë (FOTO)

Edhe pse me vonesë, nuk ka munguar urimi i mirëmëngjesit nga Kryeministri Edi Rama i cili pas një nate të gjatë përmbytjesh në vend dhe kur meteorologët parashikojnë rrezik të shtuar për gjithë Jugun e vendit ka zgjedhur disa foto nga puna e ekipeve në terren që kanë pastruar gjatë natës.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të aksionit të të gjithë strukturave të shtetit për të normalizuar situatën e shkaktuar nga reshjet dhe gjendur pranë njerëzve të prekur, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama, teksa poston foto nga situata dhe aksioni per shpetimin e njerezve.

Por, pas kësaj, janë lumë komentet e ndjekësve të tij në FB, që e akuzojnë për gjendjen, se po censuron pamjet, nuk po paraqet realitetin, e me radhë. Dikush edhe ironizon, kur i shkruan se ka bërë atë që nuk ishte parë kurrë më parë, fute edhe skafet në Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu