Përplasen Bes Kallaku dhe Visjan Ukcenaj në “Zemër Luana”: Ku je ti gangster që më ke kopjuar mua rolin?

Mbrëmjen e sotme të ftuarit në “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës kanë qenë Marina Vjollca dhe kasti i “Klanifornias”: Rudina Dembacaj, Visjan Ukcenaj, Cubi Metkaj, Jul Deda dhe Andrea Vesho. Asnjëri prej të ftuarve nuk u ka shpëtuar pyetjeve dhe sfidave pikante në spektaklin e argëtimit këtë 1 Janar.

Një moment mjaft interesant ishte sfida e Visjanit, i cili duhet të iskenonte sikur ishte në një debat të keq me një grup njerëzish, por në atë moment kishte dhimbje barku dhe I duhet të shkonte në tualet. Përballë tij erdhi në rol Bes Kallaku, kapiteni i skuadrës së “Luanëve të kuq”. Në këtë moment Besi i hedh një “thumb” të drejtpërdrejtë, por edhe Visjani nuk ia la pa ia kthyer.“Ku je ti gangster qe me ke kopjuar mua rolin?!” I tha Besi, ndërsa Visjani i ktheu kështu: “Ça inati ke? Që i imi doli më i suksesshëm?”/tvklan.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu