Përplaset traileri me grurë, i shpëtoi rusëve, tonelata me drithë ukrainas derdhen në “Tiranë-Durrës”

Një trailer i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në drejtm të Tiranës ka pësuar një përplasje. Si pasojë sasia e grurit që transportonte është derdhur në autostradë. Përplasja ndodhi pranë “Auto City-it” në aksin që lidh mbikalimin e Rinasit me Tiranën.

Në videot e siguruara nga Abcnews, shihet se ka një sasi të madhe gruri në të dyja kahet e autostradës.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e fatkeqësisë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të përplasjes.”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se dy ditë më parë anija me grurin ukrainas u ankorua në portin e Durrësit.

Anija “Jaohar Ranim” u furnizua me grurë në portin Izmai të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të marrëveshjes të arritur nëpërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për të lejuar eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të konfliktit.

Në Ukrainë ka ende tenoleta grurë të bllokuar, që pritet të shpërndahen në të gjithë globin./Abcnews.al/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu