Prokuroria tashmë ka përfunduar hetimet për aksidentin e rëndë ku gjeti vdekjen nëna e dy fëmijëve, Dhurata Prifti, në korrik 2016″, pranë stacionit të trenit në Tiranë.
Organi i akuzës pas kryerjes së hetimeve dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të 20-vjeçarit Andrea Memollari, që e përplasi për vdekje një grua, nënë e dy fëmijëve, në 13 korrik 2016″ në kryqëzimin e rrugës “Jordan Misja” me unazën, kryqëzimi i burgut.
Në ngjarje humbi jetën Dhurata Prifti, sportiste e njohur e qitjes, e cila në momentin e aksidentit, por kalonte nga një krah i rrugës në tjetrin bashkë me dy fëmijët e mitur.
Prokuroria thotë së i pandehuri Memollari do të përballet me drejtësinë si i akuzuar për dy vepra penale: shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit, shkruan Panorama.
Dosja në ngarkim të tij është regjistruar me numrin 4200 dhe pritet të shqyrtohet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Gerd Hoxha.