Përplasja Azerbajxhan-Armeni pritet të çoj në konflikt Rusinë dhe Turqinë, për këtë arsye

Përplasjet që shpërthyen të dielën midis Armenisë e Azerbajxhanit për rajonin e shkëputur të Nago-Karabakut, kishin qenë vetëm çështje kohe duke pasur parasysh ndryshimin e retorikës midis të dy palëve.

Shpresat për një marrëveshje para dy viteve tani janë zëvendësuar nga armiqësi të reja, që eskaluan në shkëmbime zjarre vdekjeprurëse në korrik.

Por Mattheë Bryza, një ish-ambasador i SHBA në Azerbajxhan, beson se dhuna e kësaj fundjave është më serioze se kurrë më parë, madje edhe më serioze që prej kur të dy ish Republikat Sovjetike ranë dakord për t’i dhënë fund një lufte mbi rajonin në vitet 1990 me një armëpushim.

Kjo sepse bombardimet e Azerbajxhanit arritën në kryeqytetin rajonal, Stepankert, duke goditur një bllok banesash, sipas Armenisë.

Azerbajxhani ka pretenduar gjithashtu që forcat e tyre morën kontrollin e një numri fshatrash.

Kjo është mohuar nga Nago-Karabaku, por nëse rezulton e vërtetë, kjo mund të nxisë forcat e mbështetura nga Armenia nga rajoni të hakmerren në një përshkallëzim të mëtejshëm.

Të dy fuqitë e mëdha në këtë pjesë të botës – Turqia dhe Rusia – nuk do të dëshirojnë të shohin një luftë tjetër të kushtueshme, jo më pak për shkak të ndikimit që do të kishte në tranzitin e naftës dhe gazit global përmes tubacioneve që kalojnë përgjatë këtij rajoni.

Por kjo është një kohë e tensionit të shtuar midis Ankarasë dhe Moskës, duke e bërë Nago-Karabakun një pikë tjetër që mund t’i tërheqë ata në konflikt të drejtpërdrejtë.

Turqia ka thënë se qëndron pranë Azerbajxhanit mysliman, ndërsa Rusia – një aleat i vjetër i Armenisë së krishterë – po jep një ton më të ekuilibruar, duke folur me të gjitha palët e përfshira dhe duke kërkuar një armëpushim të menjëhershëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu