Përplasja në studio, Sonila Meço thumbon keq Edi Ramën

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e kaluar ishte në një intervistë ndryshe në News 24.

Pas një kohe të tensionuar në vend në lidhje me akuzat e rënda mbi Tahirin dhe marrëdhënien e kryeministrit me median, Rama ka zgjedhur të flasë në emisionin e Eni Vasilit.

Kjo intervistë e cila nuk kaloi pa debate dhe “thumba” nga ana e kryeministrit është komentuar nga gazetarja e njohur Sonila Meço.

Me anë të një statusi në Facebook, Meço shkruan se Rama pavarësisht se po përpiqet të duket komod, thellë thellë po rrëshket.

“Përshtypje pas një interviste: Si ai njeriu që ecën sikur të jetë shumë komod, por thellë këpucëve, brenda tyre çorapja po rrëshket”- shkruan Sonila Meço në Facebook. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu