Televonelë turke në “Për’puthen”, një vajzë e re hyn në program dhe ndan Sindin nga Murati.
Murati është djali i ri nga Turqia, që është bërë protagonist kryesor i “Për’puthen”, në një telenovelë të vërtetë turke mes dy vajzave në garë, Sindit dhe Olës.
Djali që jeton prej vitesh në Tiranë, ku punon si parukier, është shndërruar në mollë sherri mes dy vajzave.
“Ola i merr Muratin, Sindit”, ishin titujt e portaleve, që pasonin skenat e xhelozisë në program mes dy vajzave. Ola Zenelaj, konkurrentja më e re e ‘Për’puthen’, ka realizuar takimin e saj të parë me Muratin dhe kaq ka mjaftuar që të plasë sherri.









