Përse hyjnë në punë?! Ura të gjelbra mbi autostradat në Gjermani (FOTO)

Në shumë vende perëndimore, shteti kujdeset tejet shumë edhe për kafshët e egra. Në Gjermani bie fjala, janë krijuar ura të gjelbra. Ata ndërtuar posaçërisht për kafshët e egra që të kalojnë në habitet e tyre natyrore pa pasur vështirësi apo pa rrezikuar të përplasen me makina.

“Në disa vende në autostradat gjermane mund të shihni të ashtuquajturat “ura të gjelbra”. Kjo lloj ure është krijuar posaçërisht në mënyrë që kafshët të mund të kalojnë të sigurta autostradën. Pa urat e gjelbra, kafshët do të bllokoheshin në dy anët e rrugëve me shumë korsi. Urat e gjelbra rikthejnë lëvizjen natyrore të kafshëve të egra, zvogëlojnë aksidentet dhe rrisin diversitetin e kafshëve”– shkruan ambasada gjermane në Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu