* Një herë, Napoleon Bonaparti dha një përcaktim të thellë, e në të njëjtën kohë me një thjeshtësi zhgënjyese: “Një udhëheqës është një tregtar shprese”
* Moises Naim në librin “Fundi i pushtetit”, shkruan se jetojmë në një botë ku autoriteti është në krizë dhe një numër i pafundëm grupesh të vegjël ka një fuqi të madhe vetoje, kështu që, ata që duhet të marrin vendime, gjenden shpesh në një gjendje paralize
* Individualizmi i përhapur bie ndesh me karakteristikën parësore të një lideri, qëështë ajo lloj karizme pothuaj e mbinatyrshme, e cila në sytë e njerëzve i bën ata (liderët) të pagabueshëm
* Lideri nuk është më përcjellësi unik i një mesazhi, përballë një turme në shesh. Ai ka si bashkëbisedues një publik anonim, me të cilin s’mund të ketë një lidhje të menjëhershme e të drejtptërdrejtë, i cili ndryshon mendim shpesh sepse merr shumë mesazhe
“Unë kam një ëndërr”, thërriste Martin Luther King në vitin 1963. “Unë kam para syve një ëndërr, se katër fëmijët e mi, një ditë do të jetojnë në një vend, ku nuk do të gjykohen prej ngjyrës së lëkurës, por për thelbin e personalitetit të tyre”.
Në një tjetër moment historik, dhe me të tjera vështirësi për të përballuar, Uinston Churchilli i premtonte popullit jo një të ardhme të ndritur, por vetëm “gjak, lodhje dhe djersë”. Fjalë që ishin të mjaftueshme, për të ndezur një komb të tërë, që i bënë britanikët të betohen se do ta ndiqnin pas deri në vdekje, nëse do të ishte e nevojshme.
Janë dy shembuj burrash në gjendje të tërheqin popuj dhe kombe të tërë. E megjithatë, si këta udhëheqës karizmatikë, bota duket se nuk prodhon dot më. Aq sa studiuesit ngrejnë pikëpyetje mbi arsyen që i çoi drejt “zhdukjes”. Pra, stina e udhëheqësve të mëdhenj, ka perënduar një herë e mirë? Nuk do të shohim më turma të ndizen flakë prej një fjalimi, të ndajnë ëndrrën e një njeriu që ka ambicie të transformojë botën?
“Janë dramat historike që prodhojnë lëvizje dhe udhëheqës të mëdhenj”, shpjegon sociologu …