Përse lëkura gjithmonë na bëhet e yndyrshme kur flemë gjumë në ndonjë krevat tjetër?

Pyetje e cila na ka munduar. Të gjithë i duam udhëtimet dhe ndonjëherë ndërrojmë krevatin në të cilin flemë, transmeton Telegrafi. Mirëpo, a e keni vërejtur që lëkura gjithmonë ju është më e yndyrshme pas gjumit në krevatin tjetër?

Pa marrë parasysh që me vete i merrni produktet të cilat i përdorni edhe në shtëpi, vetëm disa ditë mjaftojnë që lëkura juaj të bëhet më e yndyrshme dhe t’ju dalë ndonjë akne.

Përse ndodhë kështu?

Dermatologu Jeni Hu shpjegon që kjo dukuri e pazakonshme ka shpjegim krejtësisht logjik.

Sapo njeriu të ndërrojë ambientin e vet (ndërrimi i temperaturës dhe i lagështisë së ajrit) epiderma pëlcet dhe bëhet më e ndjeshme ndaj yndyrës dhe puçrrave.

Megjithatë, rolin kyç e kanë faktorët e tjerë, siç për shembull sa shpesh dhe me çka i lajnë çarçafët e hotelit.

Edhe një faktor i rëndësishëm i cili mund të ndikojë në situatën është stresi të cilin fshehurazi e ndieni për shkak që jeni jashtë rutinës dhe ambientit, sado që kënaqeni në qytetin e ri.

Njësoj sillen edhe flokët tuaja të cilat momentalisht bëhen më të yndyrshme madje vetëm disa orë pasi t’i keni larë me shampon.

Një ndër zgjidhjet më të mira është që të merrni me vete gjithmonë çarçafët dhe jastëkun.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu