BE përshëndet marrëveshjen në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Përfaqësuesja e lartë e punëve të jashtme dhe politikës së sigurisë së BE-së, Federica Mogherini, në lidhje me seancën përmbyllëse të marrëveshjes për fiqnjësi të mirë në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Ajo ka shtuar se Qeveria e re është e përkushtuar në mënyrë aktive në zbatimin e reformave të dakorduara. Kjo është mundësia e vërtetë që vendi të bëj hapin e mirëfilltë përpara në rrugën drejt integrimeve evropiane.

“Na vjen mirë që është bërë një hap i rëndësishëm përpara veçanërisht në marrëdhëniet me fqinjët. E di se në Kuvend në Shkup, sot prezantohet marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë – hap ky që e përshëndesim. Do të doja gjithashtu ta përshëndes këtë frymë të konkretizimit, angazhimit dhe përkushtimit që e ka kjo Qeveri me planin e saj”, ka shtuar ndër të tjera Mogherini.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pas seancës përmbyllëse të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme në të cilën u prezantua Projekt – marrëveshja për marrëdhënie të mira fqinjësore me Republikën e Bullgarisë, tha se dëshira e qeverisë është që të nënshkruhet marrëveshja. Deri tani ka pasur bazë të shkëlqyer për marrëveshje në mes dy vendeve, ka thënë ndër të tjera ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu