Përveç gjykatësit Georgiev, edhe një tjetër i dyshuar për ryshfet

Nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup njoftojnë se përveç gjykatësit të Gjykatës Supreme Naqe Georgiev, të cilit tashmë i është marrë imuniteti dhe është në paraburgim, për mitëmarrje dyshohet edhe një person tjetër, përcjell TV21.

Në lidhje me: U kap me 10.000 euro që dyshohet se janë ryshfet, Këshilli Gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit Georgiev dhe e miratoi paraburgimin e tij

“Provat e mbledhura dhe kontrollet e deritanishme ofrojnë bazë ligjore që prokurori publik në fjalë të propozojë masën e paraburgimit vetëm për të dyshuarin e parë i cili është kapur në kryerjen e veprës penale, ndërsa në lidhje me të dyshuarin e dytë deri në këtë moment, provat nuk japin bazë për të propozuar masën më të rreptë të sigurimit të pranisë. Hetimi vijon deri në kontrollin e plotë të të gjitha rrethanave dhe pretendimeve”, thonë nga Prokuroria.

Jozyrtarisht, raportohet se i dyshuari i dytë për rastin në fjalë është anëtari i Këshillit të Prokurorëve, Ixhet Memeti./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu