Petkoviç: Mbrëmë ishim në prag të një konflikti serioz

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka deklaruar se mbrëmë rajoni ishte “në prag të një konflikti serioz”. Petkoviç si zakonisht e drejtoi gishtin kah kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë si “kërcënim për serbët”.

Këto fjalë Petkoviq i tha në një konferencë për media bashkë me kryetarin e Listës Serbe dhe ministrin për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq.

“A e kuptoni se ne ishim fjalë për fjalë në prag të një konflikti serioz mbrëmë?”, tha ai.

Petkoviç tha se “plani i njësive speciale të Policisë së Kosovës ka qenë ‘pushtimi’ i veriut të Kosovës gjatë natës”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu