Petkoviq sërish kthehet prapa, i ndalohet hyrja në Kosovë

Drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i cili kishte planifikuar që sot të vizitonte Kosovën i është ndaluar vizita e tij nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kështu kanë konfirmuar nga MPJD:

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën në datën 15 dhjetor 2021”
, thuhet në përgjigje.

Ministria nuk ka dhënë detaje në lidhje me arsyet për të cilat nuk e ka aprovuar këtë kërkesë, por herën e fundit kur i është refuzuar hyrja në Kosovë Petkoviqit, MPJD kishte thënë se kjo është bërë për arsye se Petkoviq duke shkelur marrëveshjet e lidhura, vizitat e tij të mëparshme në mënyrë të përsëritur i ka keqpërdorur për të nxitur përçarje në mes të komuniteteve dhe për të provokuar institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu