Petkoviq takim me Shaqirin, e ardhmja e yllit të Liverpool në pikëpyetje

Xherdan Shaqiri nuk ishte pjesë e Kombëtares së Zvicrës në ndeshjet e fundit kundër Republikës së Irlandës dhe Gjibraltarit.

Mesfushori i Liverpoolit me vetëdëshirë kishte kërkuar që të mbetej jashtë duke e arsyetuar këtë me qëllimin për tu fokusuar te klubi.

Megjithatë, kjo çështje duket të jetë më serioze se që mendohej.

Mediumi zviceran “20 minuten” shkruan se trajneri Vladimir Petkoviq dhe drejtori i ri sportiv, Pierluigi Tami, kanë caktuar takim me Shaqirin gjatë ditëve në vijim për të definuar situatën.

Sipas raportimeve të fundit, mesfushori shqiptar dëshiron që të mbajë shiritin e kapitenit te Zvicra dhe këtu qëndron thelbi i problemit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu