Pija shumë e dobishme nga farat e lirit: Nxjerr jashtë helmet, shkrin celulitin, ndihmon në humbje peshe!

Nëse dëshironi të humbni peshë, këtë pije patjetër filloni ta konsumoni çdo mëngjes. Kjo pije nga liri është shumë e fuqishme, ndërkaq nëse me të e filloni çdo ditë, pas një periudhe të caktuar nuk do të keni asnjë gram celuliti dhe dhjami.

Farat e lirit janë të pasura me vitamina, minerale, thartira yndyrore, si edhe me fibra, të cilat ndihmojnë shumë në punën e rregullt të metabolizmit dhe dobësimit.

Farat e lirit përmbajnë komponente të shumta të dobishme, duke përfshirë vitamina, minerale, acide yndyrore dhe fibra, të cilat e normalizojnë punën e zorrëve.

Për shkak të përmbajtjes së andioksidantëve, liri i kontribuon zbërthimit të shtresave yndyrore, por gjithashtu ndihmon në eliminimin e helmeve të grumbulluara dhe lëngjeve.

Farat e lirit një kohë të gjatë na mbajnë të ngopur, nxisin tretjen dhe përshpejtojnë metabolizmin, transmeton Telegrafi.

Përparësia më e madhe e lirit është sepse është i pasur me fibra, ndërkaq i varfër me karbohidrate.

Bashkë me mënyrën e shëndetshme të jetës, kjo pije me siguri do të çojë deri te rezultatet e dëshiruara.

Farat e bluara të lirit janë zgjidhja më e mirë për shkak se trupi më vështirë i absorbon materiet ushqyese nga farat e plota të lirit.

Qe se si përgatitet:

Rekomandohet që farat e lirit t’i përzieni me jogurt apo me kefir, sipas dëshirës suaj.

Ajo që është shumë me rëndësi është që në të dy këto raste të përdorni lirin e bluar, si edhe t’u përmbaheni përmasave të njëjta – një lugë liri në 100 ml jogurt apo kefir.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu