Piloti i Ferrari: Për herë të parë kam hyrë në Maranello si klandestin

Hera e parë nuk harrohet kurrë. Nëse monogasku Charles Leclerc ka mbërritur për herë të parë në Maranello (fabrikën e Ferrari) në moshën 12-vjeçare, piloti tjetër i makinës italiane, spanjolli Carlos Sainz, ka patur një tjetër aventurë.

Në vitet 2019 e 2020 ai garoi me McLaren dhe siç tregon vetë spanjolli, kur u paraqit në dyert e Maranello, ai ishte ende nën kontratë me makinën britanike. Për pasojë, në bazë të rregullave të Formula 1, ai nuk mund të shkonte në një skuadër tjetër deri më 1 janar.

“Hera e parë që shkova te Ferrari ishte një mision sekret. Duhej të prisja që të skadonte kontrata ime me ekipin e mëparshëm. Në fund, vendosëm që të hyja nga dera e pasme e Maranello”, tha Sainz, që ka një kontratë me “kokëkuqen” deri në vitin 204.

Ndonjëherë, kur ndihem i lodhur apo me humor të keq, pa e kuptur përse, i them gjithnjë vetes, që jam një pilot i Ferrari. Kalimi te kjo skuadër më bëri të jem më i famshëm, të kem më shumë sponsorë etj”, tha Carlos Sainz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu