Pioli nënshkruan sonte me Milanin

Stefano Pioli pritet të nënshkruajë kontratë me Milanin këtë mbrëmje dhe ta mbajë seancën e parë stërvitore me ekipin kuqezi nesër në mëngjes, duke e zëvendësuar Marco Giampaolon.

Mediat e shumta në Itali raportojnë se vendimi është marrë dhe se menaxheri i Piolit, Bruno Satin, është takuar këtë pasdite me zyrtarë të Milanit.

Ata po punojnë rreth detajeve të një kontrate dyvjeçare dhe Pioli do t’u bashkohet atyre për ta vendosur nënshkrimin në letër.

Giampaolo nuk është shkarkuar ende zyrtarisht, por katër humbje në shtatë javët e para dhe fitoret tejet jo bindëse ndaj Brescias, Hellas Berona dhe Genoas, nuk kanë mjaftuar për ta mbajtur atë në pozitën e trajnerit.

Besohet se Giampaolo dhe stafi i tij ndodhen në qendrën stërvitore Milanello për t’i liruar zyrat e punës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu