Pique: Messi, tani ka të drejtën të largohet nga Barcelona

Gerard Pique beson se Lionel Messi e ka fituar të drejtën për ta shkëputur kontratën me Barcelonën nëse dëshiron ta bëjë këtë gjë, mirëpo shtoi se askush në Camp Nou nuk shqetësohet se një gjë e tillë mund të ndodhë.

Pasi mbushi 32 vjeç, pesë-herë fituesi i Topit të Artë e ka drejtën të largohet nga Barcelonën në fundin e cilitdo sezon.

Kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në vitin 2021, mirëpo drejtuesit e klubi dëshirojnë t’ia zgjasin futbollistit këtë kontratë.

“Unë veçse e kam ditur se Messi mund të largohet falas në fund të çdo sezoni. Por, të gjithë e dimë se sa i përkushtuar është Leo ndaj Barcelonës dhe kjo nuk më shqetëson mua aspak”, ka thënë Pique për Cadena Ser.

“Ai e ka fituar të drejtën për të zgjedhur se çfarë të bëjë me të ardhmen e vet, pasi gjithçkaje që ka dhënë për klubin”.

Për herë të fundit, Messi nënshkroi kontratë të re me Barcelonën në vitin 2017, mirëpo presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka bërë të qartë se dëshiron ta arrijë një marrëveshje për një kontratë të re me argjentinasin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu