Pjanic do të largohet nga “Camp Nou”, e konfirmon Xavi Hernandez

Miralem Pjanic po kalon ditët e fundit si lojtar i Barcelonës, me boshnjakun që do të largohet nga “Camp Nou”. Largimin e ish-lojtarit të Juventusit e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i katalanasve Xavi Hernandez.

“Pjanic ka vendosur të largohet për më shumë mundësi. Ai ka qenë një profesionist i madh, kështu që mendoj se ai kishte shanse këtu, por secili zgjedh rrugën e vet”, ka deklaruar spanjolli.

Mesfushori boshnjak shumë shpejt pritet të zyrtarizohet te klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sharjah FC. 32-vjeçari do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu