Plas gallata në sallën e konferencës, Klop takon sozinë e tij, shikoni reagimin e gjermanit (VIDEO)

Një video e trajnerit të Liverpulit, Jyrgen Klop, me sozinë e tij është duke bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale. Gjermani shquhet për tipin e tij karizmatik, teksa është gjithmonë i gatshëm të dhurojë momente komike.

Pas ndeshjes miqësore kundër Dortmundit një pyetje speciale mbërriti nga salla e konferencave: “Ndoshta nuk do shihemi më, a mund të më japësh një përqafim?”.

Kaq ka mjaftuar që Klop të shkojë ta përqafojë sozinë e tij, teksa u shpreh duke qeshur: “Kjo është ndoshta pyetja e dytë më gazmore që më është bërë ndonjëherë. Ti qenke sozia im”.

Video:

Klop takon sozine on Vidnews.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu