Vazhdojnë debatet në Kuvendin e Shqipërisë ku kryeministri Edi Rama është rikthyer me tone të ashpra në foltoren e Kuvendit.
Rama akuzoi sërish Bashën për fotografinë e publikuar mbrëmë, duke deklaruar se personi që ishte në foto, ka qënë i pranishëm në çadrën e lirisë.
Në këto momente ka ndërhyrë edhe kryetarja e LSI-së Kryemadhi, por të cilës Rama me tone të ashpra i ka kërkuar të pushojë dhe të mos e ndërpresë.
Në momentet e tensionit është çuar nga fundi i Kuvendit Basha i cili ka tentuar të shkojë të marrë fjalën, ndërkohë që Rama po fliste në foltore.
Në atë momente janë mbledhur punonjësit e gardës, të cilët Rama u ka kërkuar të mos afrohen, por kjo e ka penguar Bashën të afrohet drejt Ramës dhe është kthyer në karrige.
Rama:: Personi që ka qënë në foto me Blendi Klosin ka qënë në çadrën e Lirisë.
Monika Kryemadhi flet nga vendi
Rama:Pusho, pusho ti!
Rama:Na prishët e shokët( i drejtohet Bashës për LSI)
Basha çohet nga fundi i Kuvendit për të shkuar në foltoren ku flet Rama
Rama: Pse u cove, ku po shkon?
Rama: Çuna, mos u afroni, ikni ju! ( kryeministri i drejtohet gardistëve)
Rama:Ulu atje, nuk kam mbaruar!
Basha dorëzohet dhe ulet sërish në vend
Rama-Berishes: Malli është ndjenjë njerëzore Sali, Sali, e kapi papritur një mall dhe me erdhi përballë dhe u emocionova, por unë nuk e lija ta merrte fjalën para teje, para teje unë atij nuk ia lija fjalën.
Se na hidhet Flamuri nga ballkoni i SHQUP po të mos merrje fjalën ti. ia dhe fjalen? fjalen e ke. /albeu










