Plas sherri live në emision mes Ngjelës e minoritarit grek! Panajot Barka braktis studion

Avokati i njohur Spartak Ngjela është përfshirë në debate të forta me studiuesin Panajot Barka në studion e “360 Gradë” në Ora News në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Greqi.

Ngjela: Territoret shqiptare janë të pushtuara. Katër milionë shqiptarë nuk janë lejuar të flasin shqip në Greqi. Ka kishë që nxjerr një gjuhë të mallkuar?!

Barka: O Zheji…

Ngjela: Pusho, do flas unë. Del jashtë. Je në Shqipëri. Po të durojmë shumë. Thyej qafën, dil jashtë. Mos më trego mua të drejtat e shqiptarëve. Nuk ka minoritet këtu.

Barka: Ose ndaloje të më fyej në pikëpamjen kombëtare ose ika. Dakord?! Është hera e dytë.Ose të flasë në mënyrë të kulturuar, ose…

Ngjela: Si e lejon ti atë që të më ndërhyjë mua. Nxirre jashtë.

Barka: Më vjen keq tani. Më thërret njerëz që nuk peshojnë as dy gram./Oranews


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu