Plas skandali më i madh ndonjëherë në raportet serbo-ruse, shkak Mali i Zi!

Në raportet e Moskës dhe Beogradit ka plasur skandal i paprecedent në historinë postsovjetike, të cilin me vizitë në Beograd e ka zgjidhur sekretari i Këshillit rus për Siguri Nacionale, Nikolai Patrishev, shkruan sot e përditshmja moskovite, “Komersant”.

Kjo gazetë raporton se “Danas” ka raportuar se disa qytetar të Rusisë janë deportuar nga Serbia për shkak të pjesëmarrjes në përgatitjen e aksioneve terroriste në Podgoricë në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, transmeton lajmi.net.

Sipas “Danas”, këtë informacion askush zyrtarisht nuk e kishte demantuar.

Ky lajm e kishte shtyrë Patrushevin që të vijë në vizitë të papritur në Beograd, qëllimi i të cilit ishte, sipas ekspertëve lokalë, shqyrtimi i “rastit të Malit të Zi” dhe “tentimi që mos të lejohet skandali në raportet serbo-ruse”, shkruan “Komersant”.

Kjo gazetë tutje thekson se Patrushev është pritur nga niveli më i lartë i politikës serbe, që bisedimet kanë kaluar në regjim të fortë të fshehtësisë, derisa në fillim të vizitës është njoftuar zyrtarisht që zyrtarëve serbë u është propozuar nënshkrimi i memorandumit në fushën e sigurisë. /Lajmi.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu