Po bën gati “valixhet” për t’u larguar nga United, 5 destinacionet e mundshme të CR7

Cristiano Ronaldo po bën “valixhet” gati për t’u larguar nga Manchester United. Qëndrimi në stol në derbi ndaj City-t duket se ka “vulos” gjithçka mbi qëndrimin e tij në “Old Trafford”.

I konsideruar si një lojtar zëvendësues për formacionin e Erik ten Hag, portugezi në janar do të shikojë destinacione të tjera për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.

Sipas “Corriere dello Sport”, 5 janë destiancionet. Opsioni i parë është sentimental dhe të çon në kthim në shtëpi te Sporting Lisbon, një amanet edhe i nënës së tij, pavarësisht se Ronaldo ka treguar se nuk lidhet shpirtërisht me klubet.

Së dyti, është Real Madrid. Edhe këtu do të ishte një rikthim, por së pari duhet të marrë dritën jeshile të presidentit Perez. Së treti dhe ndër më të mundshmit, është transferimi te Chelsea. Tuchel vuri veton në verë, por tashmë nuk është ai, me presidentin e bluve një tifoz personal i tij.

Opsioni i katërt është Arabia Saudite. Ronaldo refuzoi 242 milionë euro në verë për këtë destinacion, por në janar, nëse gjërat precipitojnë deri në atë pikë sa duhet të ikë dhe s’ka zgjedhje tjetër, nuk është çudi të pranojë. Dhe opsioni i fundit është Katari. Ronaldo do të njihet me këtë vend gjatë Kupës së Botës, me sheikët që do të përpiqen ta joshin atë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu