Po fluturonte me aeroplan, shtetases holandeze i ndodh e papritura në ajër (VIDEO)

Momente të frikshme janë publikuar kur një pilotes i hapet kapaku i xhamit të kabinës së aeroplanit me të cilin po fluturonte duke e detyruar të bëjë ulje emergjente. Bëhet fjalë për piloten holandeze Narine Melkumjan, e cila shpërndau videon rrëqethëse në rrjetet sociale, ku u krijua një situatë e tensionuar pasi iu hap kapaku i xhamit i kabinës së fluturakes Extra 330 LX.

Kjo e detyroi që të bëjë ulje emergjente, pavarësisht se kishte probleme të shoh nga shpejtësia e madhe dhe ajri që e godiste me shpejtësi në fytyrë. Por pasi zbriti në pistë pa ndonjë problem, ajo u pa duke fërkuar sytë që i ishin skuqur dhe dukej e shokuar me atë çfarë i kishte ndodhur. Ajo çfarë ia vështirësoi më shumë punën gjatë aterrimit ishte mungesa e një helmete dhe maskës me oksigjen.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu